Kryetarja e një komune në Bolivi është lyer me ngjyrë të kuqe dhe është tërhequr zvarrë nga protestuesit, që e akuzojnë atë për vdekjen e dy protestuesve antiqeveritarë.
Patricia Arce është tërhequr zvarrë nëpër qytetin Vinto dhe është poshtëruar në rrugë, duke e detyruar të gjunjëzohet dhe të nënshkruaj dorëheqjen.
BBC News – Bolivia mayor has hair forcibly cut by crowd of protesters https://t.co/fsquMvG9tg
— 🇵🇸 Riaz Gilani 🍉 (@RiazGilani) November 8, 2019
Një djalë i ri që mbante maskë dhe vazhdimisht bërtiste “vrasës”, shihet se si e dërgon Arce drejt një platforme ku ia presin flokët dhunshëm.
https://twitter.com/manential/status/1192744392479715330
Kujtojmë që Bolivia është goditur nga protesta të dhunshme që nga ardhja në pushtet e presidentit Evo Morales.
Protestuesit e shumtë gjatë të mërkurës kishin bllokuar urën që qon në Vinto, e siç raporton BBC dy protestues ishin vrarë, ku më vonë është konfirmuar se një 20-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë përplasjes me demonstruesit proqeveritar.
Kryetarja e Vintos është detyruar ta nënshkruar dorëheqjen dhe të gjunjëzohet para masës, që e kishin futur në mes dhe po brohorisnin vrasës.
[#VIDEO] Manifestantes de la oposición boliviana pasearon pintada a la alcaldesa de Vinto, Patricia Arce https://t.co/KGaQHWrm0e pic.twitter.com/rx19NIgVnA
— NTN24 Venezuela (@NTN24ve) November 8, 2019