Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk është rikthyer në stan.
Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.
Bagëtitë kanë gjetur rrugën dhe janë rikthyer, ç’ka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë, e cila ka nisur kërkimet në të gjithë zonën për gjetjen e bariut.
Kolonjë/Informacion paraprak
Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.
Forcat e Policisë, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Së bashku me banorë të zonës dhe Njësisë Administrative, në kërkim të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.