×
  • Sport
  • Sport

    Punë e kryer: Ky është trajneri i ri i Bayernit

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 21:26

    Dy fitore në po kaq ndeshje.


    Hans Flick i ka bërë një start fantastik karrierës në pankinën e Bayern Munich, duke fituar simpatinë edhe të drejtuesve. Një gjë të tillë e konfirmon edhe deklarata e fundit e Drejtorit të Përgjithshëm të bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge.

    “Unë mendoj se ka pasur një keqkuptim të ndërsjellë në deklaratat e Arsene Wenger. Më vjen keq. Do të flasim me të në telefon për të sqaruar edhe gjërat, sepse ne nuk duam të kemi ndonjë problem me të. Ndërkohë, Hans Flick është konfirmuar si teknik i përhershëm,” e mbyll deklaratën e tij, Rummenigge.

    Arsene Wenger u përfol si një pasues i denjë i Niko Kovac, por duket se Bayern Munich do i besojë zëvendësuesit të gjermano-kroatit, Flick të paktën deri në fund të këtij sezoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!