Anëtarja e Vetëvendosjes në KQZ, Nazlie Bala, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të anulohen votat e ardhura nga Serbia, e që me këtë i bie se do të ndryshojë edhe struktura parlamentare.
Nisma-AKR-PD, nëse mbetet në fuqi vendimi për anulim të votave të ardhura nga Serbia dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk ndryshon numrin e votave të këtij koalicioni, atëherë këto parti do të marrin gjashtë ulëse në Kuvend.
Nga 32 deputetë sa kishte VV-ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri, do të ketë 29.
Bala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë hiç me pak se 32 deputetë.
“Pazari nuk kalon! Lëvizja 32 asnjë më pak”, ka shkruar shkurt ajo. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.