×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Zgjedhja e një raportuesi rus për Kosovën, pengesë drejtpërdrejtë që i bëhet vendit

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 23:39

    Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën, e kandidati kryesor për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, rusi Aleksey Kondratyev.


    Kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001, transmeton PORTALI.info.

    Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një tentim rrëmbim të një punonjëse në një lokal në Prishtinë, skandal ky i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

    E njohës të çështjes politike në vend konsiderojnë se zgjedhja e një raportuesi rus për Kosovës është pengesë e drejtëpërdrejtë që do t’i bëhet Kosovës në konsolidimin e pozitës në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

    “Dihet se Rusia ka ndikim jo të vogël në Këshillin i Evropës edhe përmes financimit që i bën këtij institucioni i cili përfshinë një numër të madh shtetesh të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian. Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin në Ballkan nuk kanë rreshtur asnjëherë, e ato janë shtuar edhe më shumë në këtë kohë, kur Bashkimi Evropian për shkak të problemeve të brendshme ka filluar të japë sinjale sikur dëshiron të bllokojë, të paktën për një kohë të pacaktuar procesin e integrimit të rajonit tonë në këtë union” thotë në një prononcim për PORTALI.info Bekim Kabashi opinionist dhe drejtor i gazetës online “Reporteri”.

    Më tutje Kabashi shprehet: “Zgjedhja e një raportuesi rus për Kosovën nga Këshilli i Evropës, është edhe një hap tutje i Rusisë, që avancon përprekjet e këtij shteti për ndikim në Ballkan, e për më shumë një pengesë e drejtëpërdrejtë që do t’i bëhet Kosovës në konsolidimin e pozitës në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare”.

    Sipas tij ‘ky do të duhej të ishte edhe një mesazh për aleatët perëndimor, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se zbehja e rolit të tyre në Ballkan, i hapë derë Rusisë dhe përpjekjeve të saj për ta destabilizuar rajoninn, me qëllimin final, që atë ta kthej nën influencën e saj’.

    Edhe gazeta gjermane “Bild”, ka shkruar për një skandal në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, në rast se zgjedh që për përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi të zgjedh një ish-spiun që i kishte shërbyer Rusisë.

    Ndryshe sipas raportimeve të fundit Aleksey Kondratyev tashmë gjendet në pozita të larta të Federatës së Rusisë, kurse nga aktivitetet e shënuara të tij janë edhe takimi me diktatorin sirian Bashar Al-Asadin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!