Një aksident i çuditshëm trafiku ka ndodhur të martën mbrëma në Pejë.
Një veturë është futur brenda një lokali.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.
Ai ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë jasht rrezikut për jetë.
“Po ka ndodhur mbrëmë një aksident në qendër të Pejës. Tre persona janë lënduar, mbrëmë kanë qenë jashtë rrezikut për jetë, nuk e di a ka ndryshuar gjendja e tyre. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.