Edhe sot është jashtë funksionit sistemi i blerjes së biletave, i cili është bllokuar nga dje në orën 16:00 kur edhe ka nisur shitja e biletave.
Ky sistem i menaxhuar nga kompania Tiks.App nuk po u lejon qasje qytetarëve në as në mengjesin e ditës së sotme t’i blejnë biletat për ndeshjen Kosovë – Angli që luhet të dielën.
Pas hyrjes në sistem në momentin kur dëshiron të kyçesh shfaqet një njoftim në gjuhën shqipe dhe angleze se sajti ka probleme teknike, shkruan Reporteri.net.
Kjo gjë ka revoltuar jashtëzakonisht qytetarët që kanë shprehur zemërimin e tyre për bllokimin e faqes, ku jo pak prej tyre dyshojnë se një gjë e tillë është bërë me qëllim.
Mbetet të shihet nëse faqja do të rregullohet sot dhe qytetarët do kenë mundësi të blejnë biletën për supersfidën e së dielës që luhet në Prishtinë./ Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.