Tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilëve po u kontestohet mandati i deputetit me vendimin e PZAP-it për t’i përjashtuar nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, janë ankuar në Gjykatën Supreme.
Këto ankesa kanë shfaqur polemika të shumta te subjektet politike, që shpresonin te vendimi i PZAP-it, të cilat po e akuzojnë Vetëvendosjen për vjedhje të mandateve, shkruan “Zëri”.
Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për largim nga rezultati përfundimtar të votave që kanë ardhur nga Serbia, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme. Tre kandidatët e kësaj partie, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të cilët sipas rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kanë fituar mandatin e deputetit, gjatë ditës së djeshme kanë apeluar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
Sipas këtij vendimi, anulimi i votave të Serbisë ia mundëson koalicionit Nisma – AKR – PD ta kalojë pragun dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ia mohon Lëvizjes Vetëvendosje të ketë tre deputetë më shumë në legjislaturën e ardhshme. Për këtë vendim është ankuar edhe një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ankesat e tilla, sipas zyrtarëve të Nismës Socialdemokrate, janë parë si tendencë e Vetëvendosjes për t’ia vjedhur mandatet koalicionit Nisma – AKR – PD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.