Qytetarët e Republikës së Kosovës po përballen me mungesë të targave të automjeteve.
Një qytetare për Indeksonline ka thënë se më shumë se një javë e ka veturën në Doganë për shkak të mungesës së targave.
Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se tani është shpallur kompania fituese për furnizim me targa, por ka deklaurar se deri më 25 nëntor nuk do të kenë mundësi të marrin targa të reja.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa. Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, kanë thënë nga MPB.
Ministria ka kërkuar falje nga të gjithë qytetarët, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.