Fatmir Xhelili ka fituar edhe një mandat të deputetit dhe kështu do të jetë pjesë edhe e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Ai nuk njihet si deputet “zhurmaxhi”, që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes me “kacafytjet” me kolegët e tij, por çdo herë është aktiv si ligjvënës ku ngrit zërin për tema të ndryshme.
Xhelili njihet edhe si një mik i mirë i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe kjo është dëshmuar edhe së fundmi.
Ai ka publikuar një foto nga selia e partisë ku shihen të buzëqeshur nga selia e PDK-së, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Veseli e Xhelili kanë rrugëtuar bashkë për vite të tëra dhe bashkë ishin dhe në Shërbimin Informativ të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.