×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 13:54

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e 40-të të UNESCO-s, ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e kësaj organizate.


    Pas fjalimit në konferencën e 40-të të UNESCO-s në Paris, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shprehu besimin e tij se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare.

    “Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO dhe nuk ka frikë se dikush ‘mund të prishë rendin’ në të cilin anëtarët e UNESCO-s janë vetëm vendet e njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se jam i bindur që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe se Serbia në këtë organizatë shumë domethënëse gjithmonë do të arrijë të mbrojë interesat e saj në të ardhmen”, u tha Vuçiq gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!