×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kurti bëri pazar me Rashiqin

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 23:09

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje u mundua që t’ia grabisin mandatet.


    “Subjekti politik, Vetëvendosje është ankuar përmes tre kandidatëve për deputetë. U befasova me Lëvizjen Vetëvendosje se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme dhe pastaj kërkoi që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme”.

    “Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshojë Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme?”.

    Limaj e ka komentuar edhe ankesën e Nenad Rashiqit për votat e ardhura nga Serbia duke thënë se ankesa e tij ishte si pjesë e pazareve me Albin Kurtin.

    Limaj ka vlerësuar vendimin e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme që të anulohen votat e ardhura nga Serbia duke shtuar se këto vendime e çuan Kosovën drejt një shteti ligjor.

    “Falënderoj ata burra e gra që morën vendime të ligjshme që janë edhe gardianë të ligjshmërisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!