×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmon bashkëshorten e tij, arrestohet nga Policia

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 10:20

    Në fshatin Arllat të Drenasit është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.


    Sipas raporti të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit viktima së bashku me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Po ashtu, në Hajvali të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën.

    Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!