×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali ia ka gjetur klubin e ri Granit Xhakës

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 15:43

    Granit Xhaka mund të përfundojë te Borussia Monchegladbach në afatin kalimtar të janarit


    Klubi nga Londra nuk dëshiron ta mbajë në skuadër mesfushorin me origjinë nga Prishtina dhe krejt kjo shkaku i gjestit që e bëri kundër Crystal Palace, shkruan Reporteri.net

    Mediat në Angli bëjnë të ditur se Arsenali dëshiron t’ia ofrojë Xhakën klubit gjerman, Borussia Monchegladbach në këmbim të Denis Zakarias.

    Image result for granit xhaka zakaria monchengladbach
    Marrëveshja mund të bëhet në rast se klubi gjerman do të pranojë që ta jap Zakarian për Xhakën.

    Ndryshe, Xhaka që nga incidenti me Crystal Palace nuk është përfshirë në asnjë ndeshje me Arsnealin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!