×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi britanez i befasuar nga koreografia e tifozëve Dardan në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 19:16

    Kosova dhe Anglia po masin forcat në stadiumin që nuk i dha asnjëherë humbje Kosovës.


    Ndërsa në fillim të takimit, gjatë intonimit të himneve, u zhvillua një prej koreografive më të rralla në histori të futbollit.

    Flamujt anglez në duart e kosovarëve gjatë himnit të shtetit mik, Anglisë.

    Por nga ky gjest mbeten të mahnitur jo vetëm lojtarët e tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, por i gjithë populli anglez.

    Bleacher Report Football ka raportuar dhe shpërndarë fotografi nga stadiumi në Prishtinë, si dhe i ka bashkangjitur shkrimin : “Himni i kundërshtarëve po këndohej, por vendi pritës ngritë lart flamurët për ta”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!