×
  • Sport
  • Sport

    Ujkani: Nuk e merituam këtë rezultat

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 20:10

    Portieri i Kosovës, Samir Ujkani thotë se Kosova nuk e meritoi humbjen e sotme ndaj Anglisë me rezultat kaq të thellë, 0-4.


    “Jemi rritë në çdo ndeshje, në secilën ndeshje po luajmë më mirë. Nuk e kemi merituar këtë rezultat por realiteti është se në secilin moment duhet të jemi të kujdesshëm. Falënderoj publikun që gjithnjë po na shtynë përpara. Për fat të keq sot nuk shënuam edhe pse luajtëm mirë”, ka deklaruar Ujkani.

    Ai ka shtuar se nuk mendon se lëndimet janë arsye se pse Kosova nuk është kualifikuar.

    “Secili lojtar që luan e jep maksimumin dhe nuk mund të themi se lëndimet janë arsyeja se pse nuk jemi kualifikuar”, ka thënë Ujkani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!