Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, thotë se Kosova ka qenë duke e luftuar Anglinë deri në çerekun e fundit të ndeshjes kur kundërshtarët shënuan tri gola një pas një.
“Besoj deri te minuta e 75-të, jemi munduar dhe kemi luftuar kundër një ekipi tepër të fortë. Deri aty ishim mirë, por pastaj e humbën koncentrimin”, ka thënë Nuhiu, raporton Express.
“Golat ishin gabimet tona, e ata e shfrytëzuan mundësitë”, shton sulmuesi.
Megjithatë ai është krenar për rrugëtimin e kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Euro 2020, ndonëse dardanët shpresojnë që aty të arrijnë përmes Ligës së Kombeve, pasi nuk arritën të kualifikohen direk.
“Jam krenar me të gjithë. Besoj që e kemi treguar se cka është Kosova dhe cka mund të pritet prej Kosovës. Ne duhet të jemi me kokën lartë për ta realizuar ëndrrën”, ka thënë Nuhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.