Ashtu si Kosova, edhe Shqipëria i ka mbyllë me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’, në përurimin e stadiumit ‘Air Albania’
Kombëtarja shqiptare është mposhtur 0-2 në stadiumin e ri ‘Air Albania’ nga kampioni i botës, Franca.
Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, duke ia bërë sefte në “Air Albania”, derisa për 0-1 shënoi Griezmann në minutën e 32-të.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, thotë se Shqipëria bëri paraqitje të mirë dhe nëse s’do ti kishte pranuar ato gola në pjesën e parë, ndryshe do të kishte shkuar ndeshja.
“Nëse do të kishim rezistuar pak dhe mos t’i merrnim ato gola të shpejtë, ndeshja do të ishte ndryshe sikur në pjesën e dytë”, tha Hysaj.
“Kemi një skuadër të mirë, kemi tregu që po rritemi. Në pjesë të dytë treguam se mund të luftojmë me të gjithë. Thjesht duhet t’i sistemojmë problemet dhe të ecim përpara”.
“Është kënaqësi të luash kundër këta lojtarëve të mëdhenj në këtë stadium të ri madhështor”, shtoi mes tjerash Hysaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.