×
  • Sport
  • Sport

    Vjen oferta e parë nga Italia për Ibrahimovicin

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 13:32

    Skuadra italiane, Bologna janë gati që të ofrojnë shuma të mëdha parash për të firmosur me Ibrahimovicin.


    38-vjeçari pasi konfirmo largimin e tij nga Los Angeles Galaxy, tani është lojtar i lirë dhe mund të firmos me skuadra të mëdha, përcjellë Reporteri.net.

    Mediat në Italia shkruajnë se interesim për suedezin kanë skuadrat si Milani dhe Napoli, por kohëve të fundit iu shtua edhe një skuadër tjetër e Seria A-së e që është Bologna.

    Raporti deklaroi më tej se ish sulmuesi i Manchester United do të marrë vendimin e tij përfundimtar në lidhje me klubin e tij të ardhshëm deri në mes të dhjetorit.

    Ibrahimoviç ka përvojë të madhe në Serie A , pasi ai ka përfaqësuar tashmë tre klube italiane – AC Milanin, Interin dhe Juventusin në të kaluarën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!