Kris Piatek bëri një paraqitje të mirë me Polonon në kualifikimet e Euro 2020, duke lënë mënjanë fillimin zhgënjyes të sezonit me AC Milan.
Sidoqoftë, mediat në Itali shkruajnë për një rikthim të mundshëm të sulmuesit në Genova qysh me hapjen e merkato së janarit, përcjellë Reporteri.net.
Siç mësohet nga Calciomercato.com, megjithëse, sulmuesi polak nuk duket të jetë i entuziazmuar për t’u rikthyer tek Genova, edhe pse është i lidhur emocionalisht me klubin.
Ai e konsideron atë një kapitull të mbyllur në karrierën e tij, duke parë të ardhmen e tij me Milanin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.