×
  • Sport
  • Sport

    Pesë arsyet se pse Anglia mund ta fitojë Kampionatin Evropian 2020

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 15:26

    Pasi Anglia e përfundoi sfidën e kualifikimeve në Euro 2020 me fitoren 4-0 kundër Kosovës, ‘Sky Sports’ ka vendosur ta bëj një parashikim të detajuar se pse Anglia është kandidat potencial për ta fituar trofeun e Kampionatit Evropian 2020.


    Anglia ka sulmin më të mirë të Evropës?

    Anglia ka një nga sulmet më të rrezikshme të Kombëtareve në botë, dhe ndoshta më të mirin në Evropë. Ata shënuan 37 gol në tetë ndeshje kualifikuese, më shumë se çdo skuadër tjetër. Krejt kjo erdhi fal sulmuesit ‘vrastar’ Harry Kane, i cili shënoi 12 gola në tetë ndeshje kualifikuese.

    ‘Tre Luanët’ kanë një lojtar si Sterlingu, i cili është i papërshtatshëm për çdo kundërshtar.

    Nëse Anglia janë duke humbur dhe dëshirojnë të kthehen në lojë, ata mund të mbështeten tek njeriu i vetëm i skuadrës e që është Sterlingu. Ylli i Man City do të jetë 25 vjeçar verën e ardhshme dhe ndjehet sikur është në kulmin e karrierës së tij. Që nga fillimi i sezonit 2017/2018, Sterling ka shënuar 62 gola në 114 ndeshje për Cityn, si dhe ka asistuar 40 herë për shokët e tij të skuadrës.

    Përparësia në shtëpi, pra Anglia qëndron mirë me ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

    Pra Anglia nuk është skuadra e vetme me një avantazh të tillë, por Wembley është stadiumi më i famshëm mitik që i detyron skuadrat e tjera të ndihen të frikësuara dhe që të mos e luajnë lojën e tyre si duhet.

    Përvoja është një tjetër fuqi e ‘Tre Luanëve’.

    Kjo skuadër angleze ka përjetuar ngritjet në futbollin ndërkombëtar dhe di se si të ju çaset çdo kundërshtari, pasi ka edhe lojtarë që luajnë në Ligën më të fortë në botë, Premierligë.

    Tifozët besojnë në Kombëtaren e tyre deri në fund.

    Pra anglezët kanë tifozit më të mira në Evropë, për sa i përket përkrahjes së ekipit brenda dhe jashtë vendit. Ata besojnë edhe kur skuadra e tyre nuk fiton./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!