Kë duhet të zgjedh Gareth Southgate nëse ndeshja hapëse e Anglisë në Euro 2020 do të ishte nesër?
Kjo ishte pyetja e shtruar në panelin e ekspertëve të Sky Sports, pasi Anglia i dha fund sfidës së Kualifikimeve për Evropian me një fitore mbresëlënëse 4-0 ndaj Kosovë, përcjellë Reporteri.net.
Së pari, reporteri i ‘Sky Sports, Kaveh Solhekol shqyrton tri mundësi, rreth asaj se si Southgate do t’i vendos lojtarët në fushën e lojës.
“Nëse Euro 2020 do të fillonin nesër, Southgate do të kishte në mendje John Stones dhe Harry Maguire që ta mbulojnë qendrën e mbrojtjes. Stones është partneri më me përvojë për Maguire që ka luajtur në Kupën e Botës në vitin 2018, por ka edhe qendërmbrojtës të tjerë që luan mirë në këtë moment”, tha fillimisht Solhekol.
“Ka Tyrone Mings, i cili luajti në Kosovë por nuk ka të njëjtin nivel të përvojës si Stones. Pastaj është Fikayo Tomori, një nga mbrojtësit në formë të Premierligë me Chelsean.
“Ndërkaq, sa i përket mesfushës, Harry Winks nuk mund të zëvendësohet, pas paraqitjeve të tij fantastike me ‘Tre Luanët’. Declan Rice gjithashtu mund të luajë atje, siç mundet edhe Fabian Delph dhe, natyrisht, Eric Dier, i cili ishte aq i rëndësishëm për Anglinë në Kupën e Botës dhe ka një vend të veçantë tek Southgate.
“Nëse Dier mund të përshtatet dhe të luajë rregullisht në Tottenham, ai ka një mundësi, por ai pozicion duket se do të jetë Winks ‘për momentin. Edhe Jordan Henderson do të luajë më gjasë për Euro 2020, por ai duket i sigurt që do të fillojë vitin e ardhshëm, në të djathtë ose në të majtë të mesfushës.
Ndërsa, për fund, gazetari Solhekol tregon se kush do të filloi i pari në sulm.
“Për sa i përket sulmit, nuk besojë se do të ketë shumë ndryshime, me gjasë Southgate do të startojë me Harry Kane, Raheem Sterling dhe Marcus Rashford”, tha ai.
Më poshtë edhe formacioni i parashikuar nga gazetari i ‘Sky Sports’: