×
  • Sport
  • Sport

    Nëse Kosova dështon të kualifikohet në Evropian, Challandes do të largohet

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 17:13

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur që sukseset më të mëdha t’i arrijë nën menaxhimin e trajnerit Bernard Challandes.


    Bernard Challandes u emërua si përzgjedhës i Kosovës më 2 mars të viti 2018, atë kohë kur President i FFK’së ishte Fadil Vokrri.

    Që nga ajo kohë Kosova ka renditur rezultatet pozitive, teksa ka arritur që si lidere e Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve të sigurojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale të kësaj gare.
    Kosova në mars të vitit 2020 do të takohet me Maqedoninë Veriore në gjysmëfinale dhe në rast fitoreje në finale do të takohet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë, nëse edhe në finale fiton atëherë siguron edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

    Përzgjedhësi zviceran i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes do ta udhëheq Kosovën edhe në këto ndeshje dhe në rast se Kosova kualifikohet në ‘Euro 2020’, atëherë 68 vjeçari do të vazhdojë punën me Kosovën edhe në Europian.

    Por, në rast se Kosova dështon edhe këtu që të kualfikohet, Challandes sipas të gjitha gjasave do largohet nga detyra e trajnerit te Kosova.

    Edhe Presidenti i FFK’së, Agim Ademi, më herët kishte deklaruar se bashkëpunimi me Challandesin do të ndërpritet në kohën kur zvicerani do të vendosë për pensionim nga futbolli./gazetametro.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!