×
  • Sport
  • Sport

    A e dha maksimumin Anglia kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”? Përgjigjet Challandes

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 18:35

    Trajneri i Kosovës, Challandes trego se si luajti Anglia kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

    Ai në një intervistë tha se Anglia ka luajtur shumë mirë, dhe ata janë mjaft të organizuar si në mbrojtje po ashtu edhe tek sulmi.

    “Po flasim për futbollin, unë flas në veçanti për mënyre se si luajnë lojtarët, jo qe nuk na duhet rezultati, por rëndësi ka edhe se si e organizojmë ndeshjen, ajo të bie tek rezultati”, tha Challandes në një intervistë për Klan Kosova, përcjellë Reporteri.net.

    “Unë çmendem nëse ekipi nuk luan mirë, e keni parë loje me Anglinë, ata luajnë me portier, mes, anash, kështu mund te keni rezultate. Ne kemi luajtur futboll, nuk jemi mbrojtur, për këtë edhe na vlerësoi Southgate”, tha tekniku zvicerani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!