×
  • Sport
  • Sport

    Challandes e thotë hapur: Dua të qëndroj te Kosova, por kjo nuk varet prej meje

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 18:39

    Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë hapur se do të dëshironte të qëndronte në Kosovë, por shtoi se kjo nuk varet nga ai.


    “Jam shumë i kënaqur këtu. E kam në kokë kualifikimin për EURO 2020 është gjëja më e rëndësishme për mua sot. Unë nuk jam aq i ri, por nuk e planifikojë shumë të ardhmen. Por sigurisht them se do të qëndroj nëse populli i Kosovës dhe ekipi i Kosovës më dëshirojnë dhe nëse kanë përshtypjen se mund të sjell akoma diçka. Por nuk varet preje meje, nuk e kam në kokë, jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Maqeodnisë. Dhe siguri me kualifikim nuk mund të shkoj, duhet të rri”, ka thënë Challandes për Klan Kosova shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Kosova e luan ndeshjen ndaj Maqedonisë në muajin mars të 2020. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!