Kosova i ka mbyllur me humbje kualifikimet për ‘Euro 2020’, duke përfunduar e treta në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara.
‘Dardanët’ u mposhtën 0-4 nga Anglia në sfidën e fundit në ‘Fadil Vokrri’.
Kjo sfidë ishte e veçantë për të gjithë, për shkak edhe të mikpritjes së madhe që Kosova i bëri Anglisë, në veçanti tifozët – diçka që pushtoi ballinat e mediave botërore, veçanërisht ato të Anglisë.
Lidhur me këtë ka folur edhe Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, në një intervistë për Info Magazin të Klan Kosovës.
“Mendoj se është imazh shumë pozitiv për Kosovën, jo vetëm për shkak të historisë me Anglinë. Ky respekt apo qëndrim ka qenë shumë i mirë për Kosovën për imazhin e vendit”, u shpreh Challandes.
“Ne e dimë se kudo që luan Anglia ka shumë mbështetje, por jo sikur kjo që ndodhi në Kosovë”.
“Djali im ishte i befasuar me miqësinë e anglezëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit të Kosovës”.
Sido që të jetë, ëndrra e Kosovës për ‘Euro 2020’ nuk ka përfunduar.
‘Dardanët’ do të tentojnë të shkojnë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.
Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi./express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.