Arjan Zogu është një ndër bletërritësit më të vjetër të Bulqizës. Sot ai ka rreth 300 koshere në fshatin Valikardhë. Për Arjanin, rritja e bletëve do shumë mund, por në fund ia vlen lodhja.
Për një bletërritës në këtë zonë, ku mungon uji, pranvera dhe vera janë stinë të mundimshme. Ndaj ata që rrisin bletë mundohen të gjejnë shpesh dhe zgjidhje me metoda rrethanore.
Të shumtë janë bletërritësit në Bulqizë, të cilët kanë nga 100 deri në 300 koshere, me të cilat prodhojnë mjaltin e njohur të zonës, nga lulet e fushave apo të gështenjave.
Dikush rrit bletë për tregti e dikush për konsum familjar, por tradita që ka ushqyer shumë familje, duket se do të vazhdojë gjatë që të jetë i vetmi burim të ardhurash për familjet e fshatrave të Bulqizës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.