×
  • Lajme
  • Lajme

    Krijimi i Qeverisë me Vetëvendosjen – flet Vjosa Osmani

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 20:45

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimet që bashkë me bashkëpartiakë ka zhvilluar sot me ambasadorin amerikan dhe një delegacion të Bundestagut gjerman.


    Osmani thotë se e ambasadorin Kosnett e njoftuan për njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Sot gjatë ditës kishim takime shumë produktive me:

    -Ambassadorin Kosnett, të cilin e njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor. ?? ?? ;

    -Delegacionin e Bundestag-ut gjerman, në përbërje të deputetëve Erwin Rüddel dhe Maria Klein-Schmeink nga Komisioni i shëndetësisë, ku diskutuam lidhur me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë. ?? ?? ;

    -Me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ku diskutuam lidhur me prioritetet e Qeverisë së ardhshme dhe nevojën që të kemi stabilitet makro-fiskal dhe investim në kapitalin tonë njerëzor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!