Në orët e vona të së premtes së javës që shkoi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ishte shtruar në spitalin ushtarak në Beograd, pas disa problemeve kardiake që i ishin shfaqur.
Të shtunën në mesditë ishte raportuar nga stafi i tij se gjendjen e kishte stabile, por që do të qëndronte në spital për kujdes shtesë.
E nga spitali të shtunën pasdite ishte lajmëruar vetë Vuçiq, duke paralajmëruar se do të kthehet në punë dhe në të njëjtën kohë kishte falënderuar stafin mjekësor për kujdesin.
Sot kreu i shtetit serb ndërkohë ka publikuar një foto nga zyra e tij, aty ku e kishte pritur edhe një dhuratë nga patriarku Irinej, një qen sharri.
“Një mirëseardhje e mrekullueshme këtë mëngjes në punë! Pako është një dhuratë që mora nga patriarku Irinej, ne gjithashtu festuam për çmimin e tij të parë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.