Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë dhe me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Kosovë për të vazhduar fluturimin për në Stamboll të Turqisë me qëllim që përmes territorit të Turqisë të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera të vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja.
Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, njofton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.