×
  • Lajme
  • Lajme

    Thika, boksa hekuri, shufra metali, i gjen policia suharekasit në shtëpi

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 15:13

    Një “treg” me armë ka gjetur Policia e Kosovës pas një aksioni që ka ndërmarrë në qytetin e Suahrekës.


    Shufra metali, elektroshokë, thika, boksa metali janë vetëm disa nga armët që ka gjetur policia, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë, 14 pako municion të pushkëve ajrore, 1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

    I dyshimti F.H., i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!