×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandalizohen serbët, në tregun e Serbisë po shiten çokolada me hartë të Shqipërisë së Madhe

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 16:37

    Brendi i ëmbëlsirave “Kamila”, i cili përmes Kosovës ka arritur në raftet e dyqaneve të Serbisë, ka acaruar shumë serbët, pasi atje janë shfaqur produkte ku në mbështjellës është e stampuar edhe një hartë e cila e shfaq Shqipërinë e Madhe.


    Prodhues i këtyre ëmbëlsirave është një fabrikë e një kompanie nga Turqia e hapur në afërsi të qytetit të Prizrenit në Kosovë.

    Megjithatë organizatat për mbrojtjen e konsumatorit e mohojnë se ky lloj paketimi ndodhet në raftet e dyqaneve serbe, dhe ata thotë se kjo duket më shumë një propagandë e konkurentëve, transmeton reporteri.net.

    Goran Papoviq u ka thënë mediave serbe se pluhuri për këtë çështje në Serbi është ngritur prej rreth një viti e gjysmë, por akoma askush nuk ka mundur ta argumentoj se çokolada me paketim të tillë ndodhen në ndonjë dyqan në Serbi.

    “Ne e ftojmë atë që e raportoi këtë rastt të vijë tek ne dhe ta sjellë atë bashkë me faturën fiskale. Sepse provat janë gjithmonë të nevojshme. Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa të. Nuk ka kuptim të shikoni hartën e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë ai.

    Sipas Papoviçit, nuk është e qartë se ku u shfaq kjo histori në publik tani, dhe ai gjithashtu nuk e di se ku po shitet ky produkt, sepse ato nuk janë parë askund nga shoqata. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!