×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: “Mini Schengeni” ide kriminale, është përpjekje e poshtër e Ramës dhe Vuçiqit për ta “zhdukur” Kosovën

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 18:23

    Analisti politik, Astrit Gashi, e ka quajtuar Mini-Schengenin si “përpjekje të poshtër” të kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb.


    Sipas tij, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq me këtë project po bëjnë përpjekje për ta zhdukur subjektivitetin politik ndërkombëtar të shtetit kosovar, shkruan Reporteri.net.

    “”Mini Schengeni” nuk eshte asgje tjeter pervec se nje perpjekje e poshter e Edi Rames dhe Aleksandar Vucic, per te zhdukur subjektivitetin politik nderkombetar te Kosoves. Edi Rama permes heqjes se kufirit me Kosoven deshiron te trumpeton se e ka realizuar bashkimin kombetar. Vucic ne anen tjeter, po duke e hequr kufirin mes Kosoves dhe Serbise, deshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven”, ka thënë Gashi.

    Ndër të tjera, Gashi beson se Rama e Vuçiq po duan t’i heqin kufijtë me Minischengen për të pasur mundësi që të jenë ata që vendosin për kufijtë e ri të shqiptarëve dhe serbëve.

    “Duke hequr kufinjte sot, Rama dhe Vucic deshirojne qe pastaj te jene ata dy personat qe e vendosin kufirin e ri mes Shqiptareve dhe Serbeve, duke perjashtuar nga ky proces Kosoven dhe duke shkaterruar subjektivitetin politik nderkombetare te saj. Prandaj ideja e “Mini Schengenit” eshte ide kriminale karshi Kosoves, dhe ate asnjeri atdhetar kurre s’do ta pranoj te jete ai “kosovacentrik” apo jo!”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, Samiti që u mbajt në Maqedoni lidhur me këtë temë, u bojkotua nga shteti i Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se nuk do të marrë pjesë në një projekt të tillë pasi Kosova i beson vizionit të BE-së, ndërkohë që kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e quajti sot këtë ide si interes të Kinës dhe Rusisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!