×
  • Lajme
  • Lajme

    Në AKR pendohen për koalicionin me Nismën, Pacolli: AKR e vetme do ta kalojë pragun

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 20:36

    Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.


    Pacolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se AKR do të vepronte ndryshe nëse do të shkohej përsëri në zgjedhje.

    Ai ka thënë se koalicioni me NISMA-n ka qenë në rregull, por si e vetme AKR do të delte më mirë në zgjedhje.

    “AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!