Një aksion i Policisë së Kosovës ka nisur gjatë kësaj mbrëmje një aksion ndaj lojërave të fatit, i cili po vazhdon akoma.
Policia e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, mirëpo ata thonë se deri tani mund të flasin vetëm për operacionin në Vushtrri.
Mirëpo, gazeta merr vesh që për momentin në thumb janë bastorexhitë e Mitrovicës.
“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, veprave të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit. Ju konfirmoj se në këtë fazë është duke u implementuar një plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndërsa detaje të tjera tani për tani nuk mund të bëhen të ditura deri në implementimin e plotë të këtij plani policer”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se aksioni po zhvillohet gjatë javës, ani pse këto lokale operojnë më shumë fundjavave, kur luhen edhe ndeshjet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.