×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj “harron” vizat, thotë se sfidë është kujdesi ndaj ambientit

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 11:37

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova është para dy sfidave, njëra është zhvillimi ekonomik dhe e dyta kujdesi ndaj ambientit në të cilin zhvillohet kjo ekonomi.


    Ai thotë se për fat të mirë në këto etapa zhvillimore Kosova përkrahet nga partnerët tanë si Ambasada e Finlandës, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Haradinaj kohëve të fundit thuajse në çdo paraqitje të tij ka folur për heqjen e vizave. E fundit ishte dje ku tha se vizat hiqen edhe një muaj e gjysmë.

    Postimi i tij:

    Kosova është para dy sfidave, njëra është zhvillimi ekonomik dhe e dyta kujdesi ndaj ambientit në të cilin zhvillohet kjo ekonomi.

    Për fat të mirë në këto etapa zhvillimore Kosova përkrahet nga partnerët tanë si Ambasada e Finlandës, UNDP, MCC dhe të tjerë.

    Sot në konferencën “Towards Small – Scale Innovative Ecosystems in Kosovo” të organizuar nga UBT, Ambasada e Finlandës dhe UNDP, theksova se me ngritjen e vetëdijes sonë, ne po arrijmë që ta orientojmë nevojën e vendit në sfera të caktuara zhvillimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!