×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova “PO” marrëveshje me Serbinë me kufijtë ekzistues

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 15:01

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vazhdon fuqishëm ta kundërshtojë çdo prekje të mundshme të kufijve ekzistues.


    Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative me Serbinë, por që sipas tij rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

    “Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Kujtojmë se Haradinaj disa herë kishte deklaruar se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtati lëvizja e kufijve. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!