×
  • Sport
  • Sport

    Kosovari çon peshë Zvicrën, shënon dy gola me U-21 dhe bëhet gati për debutimin me Kombëtaren A

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:57

    Andi Zeqiri shënoi dy gola për Zvicrën U-21 kundër Francës U-21


    Andi Zeqiri po kalon në një formë të mrekullushme me Laussane, ndërsa dje tregoi paraqitje të madhe edhe me U-21 të Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Zvicra U-21 e mposhti Francën U-21 me rezultat 3-1 në një ndeshje ku Zeqiri shënoi dy gola.


    “Forca jonë është dinamika e grupit. Falë kësaj, është e mundur që një sulmues i Ligës së Challenge si Andi Zeqiri të shënojë dy herë kundër mbrojtësve të Bundesligës si Upamecano (Leipzig) dhe Zagadou (BVB),” ka thënë Mauro Lustrinelli, trajneri i skuadrës U-21 të Zvicrës.

    Kujtojmë që FFK ka provuar të kontaktojë me Zeqirin muajve të fundit, por nuk ka pasur sukses, derisa tani është Kombëtarja A e Zvicrës që pritet ta ftojë në ndeshjet e ardhshme talentin me origjinë nga Kosova. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!