×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinumërohen mbi 900 vendvotime, mbesin edhe 500 të tjera

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 17:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 35.82 për qind të votave të kontestuara pa u rinumëruar.


    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se veç sot janë rinumëruar 63 vendvotime.

    ‘’Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82%’’.

    Ndryshe pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë certifikimin e rezultateve të gjashtë tetorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që i shfaqën subjektet politike.

    Deri të hënën e ardhshme pritet që të përmbyllet procesi i rinumërimit të 130 vendvotimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!