×
  • Lajme
  • Lajme

    Tmerrohet pronari i mobishopit në Shtime, bateria e iPhone 6 i shpërthen në dorë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 18:17

    Gjatë natës së kaluar, pronarit të një dyqani për shitjen e telefonave celularë në Shtime i është rrezikuar jeta, kjo për shkak se derisa ai ishte duke punuar në një celular, ka shpërthyer bateria.


    Por fatmirësisht, nga shpërthimi i baterisë nuk ka pësuar askush. Pronari i këtij mobil shopi, Urim Krasniqi tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

    Celularit të cilit i ka shpërthyer bateria ishte iPhone 6.

    Ndryshe, pajisjet e ndryshme teknologjike shpeshherë kanë rrezikuar jetën e njerëzve nga shpërthimi i baterive, shumë persona kanë marrë lëndime e disa prej tyre edhe kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!