×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai që serbët ia vranë tre fëmijë në luftë: Unë fëmijëve serbë do t’u jepja ëmbëlsira

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 18:47

    Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit ka qenë mysafir në emisionin në Frontal në T7.


    Ai, në ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ka folur për masakrën e Abrisë nga e cila kanë humbur jetën tre fëmijët e tij; më i madhi dhjetë vjet dhe më i vogli 6 vjet.

    I pyetur se a do të vepronte njëjtë me një familje serbe nëse do ta takonte gjatë luftës, Imeri që ka qenë pjesë e UCK-së, ka dhënë një përgjigje interesante.

    “Si traditë shqiptare që e kem sa herë takojmë fëmijë kem dëshirë më i përvesu fëmijë dhe ju japim bombona. Të njëjtën e kisha ba me të. Do të kisha lakmu që çfarëdo fëmije, që me gjestet e mija të jam i dashtun me të”, ka thënë Deliu.

    https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/733138597170501/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!