×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexh Spahiu i jep vulë: Edhe Kushtetuta e definon kombin kosovar

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 19:37

    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se çështja e të pasurit Komb Kosovar, nuk është e tepërt nëse shtrohet në dimensionin ndërkombëtar pasi më shumë se gjysma e kombeve të botës, e njohin Kosovën.

    Spahiu ka theksuar gjithashtu se nëse parashtrohen të tilla pyetje, vihet në pikëpyetje ekzistenca e kombit.

    ”Në rrafshin e Kosovës kjo pyetje nuk guxon të shtrohet. Kjo është një fyerje mbi baza etnike. Fyerje mbi baza kombëtare është kur thua nuk ka bazë kombëtare”.

    ”Ish-dashur të dënohej një media e cila e vë në pikëpyetje ekzistencën e kombit. Kjo vë në pikëpyetje ekzistencën e një kombi që George W. Bush e ka pranuar. Sepse e thotë se: ”Kosovën, SHBA, ka vendosur ta pranojë si komb të pavarur dhe sovran”.

    ”Kombi kosovar dhe kombi shqiptar i takojnë të njëjtit model. Pjesëtarët e kombit kosovar janë shqiptarët e kombit të Kosovës, edhe pse s’bënë fjalë për shqiptarët aty, Martti Ahtisaari e definon paragrafin tek neni 1.7 dhe thotë se ”Kosova duhet të ketë simbolet e veta kombëtare”, dhe aty nënkuptohet që Martti Ahtisaari po flet për një Kosovë të Pavarur”.

    ”Në Kushtetutën e Kosovës kur flitet për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmendet termi ”forcë kombëtare e sigurisë”. Kjo nënkupton që edhe Kushtetuta e Kosovës e definon kombin kosovar definitivisht.

    Spahiu shtoi në Info Magazine që duhet të ketë komb kosovar, pasi të tillë e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!