×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati 100 mijë kosovarë jetojnë vetëm me social

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 19:47

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë të vitit 2019, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24526 familje me gjithsej 99,718 anëtarë.


    Ndërsa nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 193 familje.

    “Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131 461 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 697 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues,  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues”, thuhet në këtë raport.

    “Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 120 përfitues”, thuhet në njoftimin ASK.

    Njoftimi i plotë me detaje:

    Bie numri i fëmijëve të braktisur në TM3 2019

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM3 2019

    Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

    Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar

    24 526 familje me gjithsej 99 718 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 193 familje.

    Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 131 461 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 697 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues.

    Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 120 përfitues.

    Në  TM3  2019 janë braktisur 7  fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!