Vedat Muriqi u lëndua para ndeshjeve ndërkombëtare me Fenerbahcen dhe nuk arriti që ta ndihmonte Kosovën në ndeshjet vendimtare
Sulmuesi nga Prizreni u lëndua në ndeshjen ndaj Kasimpasa, ndërsa është në dyshim për takimin e së dielës kundër Yeni Malatysporit, shkruan Reporteri.net
Lëndimi i Muriqit po del të jetë më i komplikuar dhe se nuk ka trajtim të veçantë, përveç se duhet pritur derisa t’i largohet gjaku nga zona e lënduar.
Vedat Muriç’in dönen bileğinde ‘hematom’ var yani sakatlanan bölgede kan birikmiş durumda. Bu durumun özel bir tedavisi yok. Toplanan kanın dağılmasını bekliyorlar. Teknik heyet ve Sağlık ekibi Vedat konusunda risk almak istemiyor. Maç gününe kadar durumu izlenecek.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) November 20, 2019
“Vedat Muriqi ka ‘hematoma’ në kyçin e dorës, gjë që do të thotë se gjaku i është akumuluar në zonën e lënduar. Nuk ka trajtim të veçantë për këtë. Ata janë duke pritur që gjaku të zhduket. Ekipi teknik dhe ekipi mjekësor nuk dëshirojnë të marrin ndonjë rrezik me Vedatin. Gjendja e tij do të monitorohet deri në ditën e ndeshjes,” shkruan në Tëitter, gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu.
Kujtojmë që Muriqi deri tani ka shënuar 7 gola në kampionatin turk këtë edicion me fanellën e Fenerbahces. /Reporteri.net/