Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, ka dalë dje dhe sot para prokurorëve të Dhomave të Specializuara, për t’u marrë në pyetje si i dyshuar.
Avokati i Mustafës, Nikë Shala, është shprehur i bindur që klienti i tij është mbrojtur mirë dhe janë sqaruar të gjitha dyshimet e Speciales, shkruan Reporteri.net.
Sipas Shalës, kjo betejë do të fitohet pasi është i bindur se “është fakt i pakontestueshëm që UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë”.
“Dje më datë 19 dhe sot më datën 20.11.2019, klienti im z.Salih Mustafa, ish-komandat i gueriles BIA, është marr në pyetje pranë prokurorit të dhomës së specializuar në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Ai në mënyrë brilante i ka sqaruar të gjitha dyshimet e kësaj prokurorie lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet. Mbrojtja është thellësisht e bindur që këtë betejë do ta fitojmë sepse është fakt i pakontestueshëm që UÇK ka zhvilluar një luftë të drejtë”, ka thënë Shala për Reporteri.net.
Ndryshe, Mustafa ka qenë i burgosur nga regjimi i Slobodan Milloshevic për organizim të kryengritjes së armatosur. Më pas ai ishte angazhuar në luftën për çlirim, ndërkohë që pas luftës ai ishte pjesë e TMK-së./Reporteri.net