×
  • Sport
  • Sport

    Joshua mezi pret që të hakmerret ndaj Ruzit: Do t’ju tregoj se sa i madh jam unë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 22:01

    Anthony Joshua mezi pret rimeçin me Andy Ruiz


    Më 7 dhjetor do të ngjiten përsëri në ring Anthony Joshua dhe Andy Ruiz, ku do të luftojnë për titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBA dhe WBO, shkruan Reporteri.net

    Këta tituj aktualisht i takojnë Ruizit, i cili e mposhti Joshuan gjatë këtij viti.

    Por, britaniku është i bindur që në meçin e 7 dhjetorit do të fitojë dhe do t’i rikthejë të gjitha titujt për vete.

    “Do të rrihem me boksierin më të mirë në botë. Do ta mposht atë me lehtësi dhe t’ju tregoj se sa i madh jam unë,” ka thënë Joshua.

    “Njerëzit mendojnë se ai është shumë i madh, prandaj kur ta rrah atë, dua që të gjithë t’m’u përkulen para këmbëve dhe të më thonë se sa i madh jam,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!