Cristiano Ronaldo ka vendosur ta braktisë Juventusin, për një kthim tronditës në Manchester United.
Duke folur në televizionin spanjoll La Sexta, panelisti Eduardo Inda tha se Ronaldo do ta lërë Juventusin, nëse klubi dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Dhe thuhet se 34-vjeçari mund të kthehet te klubi ku bëri emër, Manchester United.
Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.
Ish-ylli i Real Madridit nuk e priti mirë asnjërin prej dy vendimeve të trajnerit italian, duke e shfaqur haptazi zemërimin përse u zëvendësua.
Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e 2018-es për 100 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.