×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo martohet në fshehtësi, zbulohen detaje nga ceremonia private

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 8:18

    Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.


    Sipas revistës “Novella 2000”, ata janë kurorëzuar në Marok në një ceremoni private me miq dhe të afërm.

    Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin e martesës, por burime pranë çiftit thonë se ylli i Juventusit ka bërë disa ndryshime në testament që të jetë i mbrojtur nëse lidhja e tyre arrin në krizë deri në ndarje.

    Futbollisti dhe modelja nisën lidhjen në vitin 2016 dhe pas një viti u bënë prindër të Alana Martinas.

    Vogëlushja është fëmija i vetëm i çiftit, ndërkohë që gëzojnë dhe tre të tjerë që erdhën në jetë nga një nënë surrogate, djalin Cristiano Ronaldo Jr; binjakët Eva María dos Santos e Mateo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!