×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli me fjalë të mëdha për ish-trajnerin e Kosovës

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 10:47

    Arbër Zeneli e vlerëson lartë kontributin që ka dhënë Albert Bunjaki për Kombëtaren e Kosovës


    Albert Bunjaki është trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës dhe padyshim skuadra që sot ka në dispozicion Bernard Challandes është falë punës së madhe të tij, shkruan Reporteri.net

    Ai ka bërë mijëra kilomtera duke udhëtuar në çdo vend të botës vetëm për t’i bindur futbollistët me origjinë nga Kosova që të përfaqësojnë ‘Dardanët’.

    Në mesin e shumë yjeve, Bunjaki kishte sjellur edhe Arbër Zenelin, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Suedisë.

    Ylli i Reims në interivstën e fundit për ‘MitroSport’ e ka vlerësuar punën që ka bërë ish-trajneri i Kosovës.

    Image result for arber zeneli kosovo
    “Albert Bunjaku ka bërë një punë të madhe, shumica e futbollistëve që jemi te Përfaqësuesja e Kosovës janë ardhur falë tij”, ka thënë Zeneli.

    “Normalisht ka edhe futbollistë tjerë që janë ardhur më vonë, por Bunjaku ka bërë një punë të madhe. Na ka ndihmuar shumë,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!