×
  • Sport
  • Sport

    Edi Reja tregon nëse do të vazhdojë kontratën me Shqipërinë

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 10:56

    Edi Reja është shumë afër rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare, dhe e firma përfundimtare është vetëm çështje kohe.


    Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, është shprehur se është i lumtur që do të jetë trajneri më i vjetër në qarkullim.

    “Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë”.

    “Rinovimi më jep një entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithëve. Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim, më bëhet qejfi për këtë.”, u shpreh Reja.

    Parashikohet që tekniku 74-vjeçar të firmosë një kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Kombëtaren deri në fund të vitit 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!